Transmetuar më 11-10-2019, 16:58

Mali i Zi i kishte dërguar notë proteste Shqipërisë për ndotjet në lumin Buna, por ka ardhur reagimi nga ministri i Mjedisit Blendi Klosi.

Klosi shprehet se do të hetohet rasti në lumin Buna. Ai thotë se bashkitë nuk marrin përgjegjësi për ndotjen. Ministri thekson se ata që ndotin mjedisin do të përgjigjen, jo vetëm me gjoba, por edhe me heqje lirie.

Pre ditësh bregu i këtij lumi është mbushur me pula dhe kafshë të ngordhura.

Ka nisur edhe një aksion i pastrimit të lumit Buna nga Njësia e Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, aksion që po zgjat prej disa ditësh.

Disa muaj me parë mësohet se Qeveria e Malit të Zi për shkak të ndotjes së Lumit Buna i ka dërguar notë proteste qeverisë së Shqipërisë pas derdhjes së ujërave të zeza në lumë.

“Do të hetojmë rastin e ndotjes në lumin Buna. Bashkitë nuk marrin përgjegjësi për ndotjet", theksoi Blendi Klosi.

"Për personat që ndotin mjedisin, nuk do të ketë vetëm gjoba, por rrezikojnë edhe heqjen e lirisë”, shtoi ministri i Mjedisit.

Për të parë nga afër situatën e krijuar kanë dalë edhe përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë dhe të Drejtorisë së Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë në qeverinë e Malit të Zi.

Drejtoresha e Drejtorisë së sigurisë ushqimore dhe veterinarisë në Mal të Zi, Vesna Dakoviq shprehet se është e qartë se ky është një problem i ndërkufitar për faktin se në pjesën e Malit të Zi në një territor të gjerë nuk ka ferma kafshësh e as pulari./NOA.al