Transmetuar më 11-10-2019, 21:58

Ndahet nga jeta astronauti Alexei Leonov, i cili hyri në histori si personi i parë që shkoi në hapësirë në 1965.

Ai mbylli sytë në moshën 85-vjeçare, ndërsa në hapësirë shkeli për 12 minuta gjatë misionit të VOSKHOD 2, më 18 mars të 1965.

Leonov ndërroi jetë ditën e premte në Moskë pas një sëmundjeje të gjatë.

Astronauti bëri historinë pasi doli jashtë anijes së tij kozmike për rreth 12 minuta dhe eci rreth e rrotull sipër Tokës i lidhur me një kabllo 4.8 metra. /k.k/noa.al/