Transmetuar më 12-10-2019, 13:20

Hidet janë të parat që piqen e u japin tregjeve të frutave e perimeve ngjyrën tipike të kafes së kuqërremtë, të vjeshtës. idet hahen kryesisht të freskëta por edhe mund të gatuhen.

Origjina e tyre është e lashtë sa legjendat…Thuhet se vjen prej Kinës dhe prej atëherë, prej më shumë se 4 mijë vjetësh, kultivohen në të gjithë botën, duke ngjyrosur vjeshtën bashkë me gjethet. Mirëpo, hidet janë kuruese dhe të dobishme për shëndetin. Në pjesën jugore të vendit i quajnë xinxife ndërsa një pejsë e veriut i quan kimça.

Rëndësia e madhe e përdorimit të hideve, së paku për sa kanë kohën, është përmbajtja e magnezit, potasit, kalciumit, manganezit, fosforit dhe hekurit.

Ato përmbajnë 20 herë më shumë vitaminë C se çdo agrume. Forcojnë sistemin imunitar dhe luftojnë infeksionet duke u përdorur si ilaç mjekësor për mijëra vjet në shumë kultura në botë në formën e çajit për shembull, për të qetësuar fytin.

Ekstraktet e hideve janë përdorur edhe në produktet e kujdesit të lëkurës për të zvogëluar rrudhat, hidratimin e lëkurës së thatë, dhe për të trajtuar dhimbjet e djegies nga dielli. Shkencëtarët kanë identifikuar tetë flavanole tek fruti i hides, të cilat kanë aftësi qetësuese.

Farat janë përdorur për të trajtuar pagjumësinë në mjekësinë tradicionale kineze. Xinxife, hide apo kimça, e rëndësishme është të përfitoni nga koha e tyre jo dhe aq e gjatë për t’i ngrënë!/b.l/noa.al/