Transmetuar më 12-10-2019, 17:40

Duhet ta mendoni mirë përpara se të ndizni një cigare në plazh apo park pasi do të gjobiteni.

Ndodh në Kaliforni, shtet në të cilin ndalohet pirja e duhanit në plazhe dhe parqe publike, dhe gjoba është 25 dollarë.

Projektligji, i cili u nënshkrua të premten nga Guvernatori Demokratik Gavin Neësom, gjithashtu do të ndalojë hedhjen e bishtave të cigareve në këto zona.

Shteti do të shpenzojë afërsisht 2 milionë dollarë për sinjalizim përgjatë plazheve publike për të informuar për ligjin e ri. /k.k/noa.al/