Transmetuar më 13-10-2019, 10:22

Një grua ishte aq e dyzuar për t’i treguar alopecinë e saj të dashurit, saqë fjeti me paruke për gjashtë muaj. Por ka zbuluar reagimin e tij prekës, pasi ndau një fotografi në Facebook, kur vendosi të tregonte të vërtetën.

Abby Andrew, tani 24 vjeçe, filluan t’i binin flokët kur ajo ishte vetëm dy vjeçe, dhe u diagnostikua me areata alopecie.

Ajo e mbante kokën të rruar deri në moshën tre vjeçe, sepse njollat ​​e saj prej tullaceje përhapeshin më shumë se pjesët me flokë.

Kur ishte fëmijë, ajo u largua nga ekipi i notit e shqetësuar se mund të zbulohej se mbante paruke.

Kur filluan thashethemet në shkollë se mbante paruke, ajo i shmangte vazhdimisht njerëzit larg rrethit të saj të ngushtë shoqëror, nga frika se do të zbulohej. Dhe i ndryshonte paruket gjatë pushimeve verore, duke pretenduar se kishte rritur ose ndryshuar flokët e saj.

Edhe pse ajo u përpoq të ishte më e hapur për alopecinë e saj në universitet, Abby mbeti e tillë duke mos i treguar as partnerit.

Ajo filloi të takojë të dashurin e saj të parë në vitin 2014, madje fjeti me paruke për gjashtë muajt e parë të marrëdhënies së tyre, për të fshehur faktin se mbante paruke.

"Kur fillova të takoja të dashurin tim të parë, e mbaja sekret duke veshur të njëjtën parukë çdo ditë," tha ajo.

"Unë fillova të rrija me të në Mars 2014, dhe frikësohesha shumë që ai të më shihte pa paruke për 6 muaj e parë. Flija me paruken time, kur duhet të qëndroja pranë tij!"

Sidoqoftë, deri në gusht Abby dukej e  lodhur, duke e mbajtur atë sekret, dhe vendosi ta ndante alopecinë e saj me publikun.

“Unë bëra një postim në Facebook duke njoftuar se kisha alopeci. Kisha frikë se si ai do të reagonte herën tjetër kur e takova, por ai më tha se ishte diçka e lezetshme që u kisha treguar një gjë të tillë.”

"Për një kohë të gjatë shmangja takimet, sepse e dija që nëse filloja të takoja dikë, do të më duhej të shpjegohesha. Madje edhe kur i dashuri im pa postimin në Facebook për alopecinë, dhe nuk reagoi keq, kuptova se duke qenë tullace, kjo nuk më bën "të padenjë".”

Ajo tregon se,  “mësova se shumica e djemve nuk u intereson ky fakt.”

"Kam pasur shumë dalje, por për shumicën e djemve nuk është temë bisede. Disa djem thanë se ishte inspiruese për ta dhe ata menduan se ishte gjë e mirë”.

Kështu, vajza pas një beteje të gjatë kuptoi se sekreti nuk ia vlejti./NOA.al