Transmetuar më 13-10-2019, 10:48

Ne do të dëshmojmë se vajza jonë ishte helmuar:

Familja e Bunga Bunga, e cila ishte dëshmitarja kryesore në gjyqin e ryshfetit të kryeministrit italian përpara se ajo të vdiste në agoni kërkojnë hetim të ri për të vërtetuar të vërtetën e vdekjes së saj.

Familja e ish modeles kërkon pas vdekjes për të gjetur të vërtetën se si ajo vdiq, duke ngritur dyshime se është helmuar.

Imane Fadi po përgatitej të dëshmonte në çështjen e ryshfetit të ri kundër kryeministrit të kaluar të Italisë.

Ajo luajti një rol vendimtar në ekspozimin e ahengjeve seksuale të Silvio Berlusconi, me anë të “Bunga Bunga”.

Ajo vdiq në agoni në fillim të këtij viti, por familja e saj dyshon se ishte helmuar.

Imane Fadil luftoi me jetën në një spital të Milanos.

Sytë e modeles së dikurshme që luajti një rol vendimtar në ekspozimin e ahengjeve famëkeqe “Bunga Bunga” të Silvio Berluskonit, u mbyllën përgjithmonë përmes dyshimesh, sipas familjarëve të saj.

Nga fotot tregohen edhe pamjet shqetësuese – shumë të ngjashme me imazhin e disidentit rus Alexander Litvinenko, i helmuar në Londër në 2006 – teksa përshëndeti kunatin e saj Cosimo Pasqualone, në shkurt të atij viti.

Ende e mërzitur nga imazhi i Imane, Cosimo tha se “ajo mori një ngjyrë vjollcë madje sytë dhe thonjtë e saj ishin të verdhë. Sinqerisht nuk mund të besoja se po shikoja të njëjtin person”.

Cosimo u përpoq të futej në dhomën e spitalit të Imane për t’u ulur pranë shtratit të saj, teksa shtrëngonte duart e mavijosura dhe kërkoi të ofronte fjalë ngushëllimi, por u ndalua nga mjekët që kishin frikë se ai mund të ndotet nga metalet toksike që gjendeshin në gjakun e saj.

Dy javë më vonë, Imane u deklarua e vdekur.

Sot, në intervistën e tyre të parë të plotë, familja e Imane akuzon forcat e errëta besnike të Berluskonit, për heshtjen e 34-vjeçares, për të parandaluar detaje më të harlisura të ahengjeve të tij hedoniste dhe përfshirjen me gratë e reja, që të mos bëheshin publike.

Dhe, shtatë muaj pas vdekjes së saj, ata u hidhëruan më shumë nga një hetim i autoriteteve italiane dhe kërkojnë pas vdekjes së që të vërtetohen e vërteta se si ajo vdiq.

Vendosmëria e tyre për të siguruar drejtësi është nxitur nga kthimi i Berluskonit në politikën e frontit dhe spekulimet se ai mund të kërkojë të bëhet Kryeministri italian për herë të katërt.

Në vitin 2013, atij iu ndaluan detyra publike dhe u dunua me shtatë vjet burg, pas një gjyqi sensacional në të cilin ai u shpall fajtor për pagimin e prostitutës nën moshë Karima El Mahroug – e njohur si Ruby the Heart Stealer.

Imane ishte dëshmitarja kryesore për prokurorinë.

Miliarderit italian ndalimi i mbajtjes së detyrës publike u hoq në maj.

Në fillim të këtij viti, ai u zgjodh si eurodeputet për partinë e tij Forza Italia./NOA.al