Transmetuar më 13-10-2019, 11:40

Me bekimin e bashkisë, sot po zhvillohet në kryeqytet Maratona e Tiranës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dha edhe këtë vit shembullin personal duke u bërë pjesë e saj.

Mbi 2500 vrapues nga Shqipëria nga më shumë 42 shtete të ndryshme, po garojnë sot në 3 kategori të ndryshme, “We too”, “Half Marathon” (21, 0975 km) dhe “Tirana 10K”.

Veliaj garoi në kategorinë Tirana 10K, të cilën e realizoi për kohën 01:04:24.945.

Pjesëmarrjen e tij në garë, kryebashkiaku ia dedikoi të prekurve nga tërmeti i shtatorit, duke kërkuar të sensibilizoi sa më shumë qytetar për ti ardhur në ndihmë familjeve që pësuan dëmtime në banesat e tyre.

Ajo që bëri të veçantë këtë Maratonë ishte itinerari panoramik.

Në garë marrin pjesë edhe sportistë profesionistë nga vende të ndryshme të botës që kërkuan të thyejnë rekorde. Mes tyre edhe atletët nga Etiopia, favoritë kryesor për fitimin e Maratonëss ë Tiranës, pasi ata njihen kampionë të padiskutueshëm në garë të tilla./NOA.al