Transmetuar më 13-10-2019, 18:07

Jane Fonda, aktorja e njohur e filmit  "Monster In Law" (Vjehrra përbindësh) është arrestuar teksa merrte pjesë në një protestë që bëhej në kuadër të ndryshimeve klimatike.

Aktorja 81-vjeçare është vënë në pranga ditën e djeshme, pasi edhe herët kishte lajmëruar në Twitter se do të ishte pjesë e protestës.

"Do marr trupin tim, (që është aktualisht i famshëm dhe shumë popullor për shkak të serialit që po jepet në Netflix, (Grace and Frankie) dhe do të shkoj drejt DC për t’i hyrë betejave çdo të premte. Do të përfshihem në mosbindjen cilive dhe do të arrestohemi çdo të premte!"- u shpreh aktorja.

Aktorja e arrestuar  tha se ishte frymëzuar nga aktivistja më në zë e momentit, Greta Thunberg. Fonda është vetëm 1 nga 16 të arrestuarit e fundit.

Siç duket nga fotot, Fonda është shoqëruar nga autoritetet e policisë së Washington-it.

Pak kohë më parë, aktorja kishte deklaruar për Washington Post se do të zhvendosej drejt Washington DC për të qenë më aktive në luftën kundër ndryshimeve klimatike. /NOA.al