Transmetuar më 14-10-2019, 07:42

Sëmundjet e veshkave mund të vënë në rrezik jetën tonë, kështu që duhet të kujdesemi për to dhe të sigurohemi t’i mbajmë pastër. Duke qënë se organeve tona të brendshme nuk u bëjmë dot ‘skrab’, të paktën të kujdesemi që të konsumojmë rregullisht këto 9 ushqime.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit përmban shumë benefite për trupin, por është gjithashtu i dobishëm edhe për veshkat. Ai zvogëlon kolesterolin në gjak, lehtëson dhimbjet që japin gurët e veshkave dhe redukton inflamacionin.

Lëng limoni

Nëse doni  diçka jo vetëm  për të pastruar, por edhe për të parandaluar formimin e gurëve në veshka, mbështetuni tek limoni. Lëngu i limonit rrit nivelet e citrateve, të cilat parandalojnë formimin e gurëve. Shtrydhni 4 limonë  në ujë të ngrohtë ose të ftohtë dhe pijeni këtë përzierje ngadalë gjatë ditës.

Perimet me gjethe jeshile

Nëse mami këmbëngul që ju të hani spinaqin apo sallatat me gjethe jeshile, ajo ka të drejtë sepse e di shumë mirë që ato kanë benefite për veshkat. Perimet me gjethe jeshile janë të pasura me vitaminë C dhe K, fibra dhe folate. Ato ulin presionin e lartë të gjakut, balancojnë sheqerin në gjak dhe reduktojnë ngarkesën e veshkave. Dhe ka pafund mënyra për t’i bërë ato pjesë të dietës suaj.

Mollët

Një shprehje thotë ‘që një mollë në ditë mban mjekun larg’, por kush e respekton vërtet këtë ritual? Mollët janë të pasura plot me fibra të cilat absorbojnë toksinat, duke lehtësuar punën e veshkave. Mollët gjithashtu reduktojnë inflamacionin në trup dhe bëjnë shumë mirë për aparatin tretës. Mos u mendoni dy herë të hani apo jo një mollë.

Hudhrat

Veshkat duhen trajtuar si një tempull në trupin tuaj. Përndryshe, ato bien viktimë e toksinave dhe inflamacionit. Në këto kushte, sigurohuni t’i bëni hudhrat pjesë të dietës suaj. Hudhra përmban alicin e cila ka veti të fuqishme antioksidante dhe anti-inflamatore. Të dyja bashkë janë shumë të dobishme për veshkat dhe presionin e gjakut.

Shafrani i Indisë

Inflamacioni në trupin tonë është shkak për sëmundje të ndryshme dhe inflamacioni është një prej tyre. Për t’i pastruar veshkat, bëjeni shafranin pjesë të jetës dhe dietës suaj. Ai përmban kurkumin me veti të mëdha anti-inflamatore. Është gjithashtu i dobishëm për të luftuar sëmundjet në veshka dhe gurët në to. Shtojeni në oriz, tek mishi i pulës ose në smoothie./b.l/noa.al/