Transmetuar më 14-10-2019, 07:56

Banorët e një qyteti të vogël në Australi janë të trembur nga një sëmundje misterioze që po përhapet me shpejtësi.

Shumë prej banorëve të “Lara” kanë fotografuar veten me shenja të skuqura dhe puçrra në zona të ndryshme të trupit. Sipas Dailymail, kjo gjë ka prekur rreth 100 persona në zonë.

Por raportet e reja sugjerojnë se skuqja është përhapur përtej kufijve të qytetit. Një banore tha se doktorët nuk i japin asnjë shpjegim për këtë.

“Ata nuk më thonë çfarë është apo çfarë e shkakton, thjesht më japin kremëra e antibiotikë”, u shpreh Leitch në një grup privat në Facebook.

Ndër të tjera, tregoi se vajza e saj kishte të njëjtat shenja në kurriz, por iu zhdukën gjatë një udhëtimi në Melbourne. Sapo u kthye në shtëpi, iu rikthyen sërish të skuqurat e puçrrat./b.l/noa.al/