Transmetuar më 14-10-2019, 10:37

Ndarja e Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth ishte një ndër lajmet më të bujshme të kohëve të fundit.

Teksa duket se Miley nuk po gjen rehat me jetën e saj sentimentale, pasi i ka dhënë fund me Kaitlynn Carter dhe ende nuk është e qartë lidhja që ka me Cody Simpson, nuk mund të themi të njëjtën gjë për Liam-in.

Miley Cyrus pas ndarjes me Liam Hemsëorth, me të cilin kishte 10 vite lidhje, u fotografua teksa puthej në Como me Kaitlynn Carter dhe më pas u nda me të, për t’u lidhur menjëherë me Cody Simpson.

Shumë histori në një kohë të shkurtër apo jo? Epo, edhe Liam nuk ka qëndruar në vend numëro, por ka filluar një histori të re.

Pasi drekoi me aktoren Maddison Brown në një restorant italian në New York, çifti janë fotografuar sërish, kësaj radhe, duke shkëmbyer puthje pasionante.

Dyshen e famshme, nuk i kanë penguar aspak paparacët për të shprehur dashurinë që kanë për njëri-tjetrin./b.l/noa.al/