Transmetuar më 14-10-2019, 12:18

Pasditen e sotme (e hënë, dt.14) dhe nesër (e martë, dt.15) nuk priten reshje në të gjithë qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT Nesër (e martë, dt.15) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 23 °C në vendet e ulëta: 15 / 25 °C në vendet malore: 11 / 21 °C

ERA Sot pasdite (e hënë, dt.14) dhe nesër (e martë, dt.15) era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare.

ZJARRET NË PYJE ———————- Sot pasdite (e hënë, dt.14) dhe nesër (e martë, dt.15) pritet nivel “I ULËT” rreziku në të gjithë qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në qarqet Kukës dhe Korçë pritet nivel “I MODERUAR’’ rreziku në pjesën lindore të tyre.

Për më shumë detaje, tabelat në galeri

Parashikimi për 5 ditët e ardhshme

Pasi u mbyll java me një ditë të bukur vjeshte, e njëjta situatë, do të jetë prezente gjatë pesë ditëve të ardhshme.

Përgjithësisht, moti do të jetë me diell e vranësira kalimtare.

Ashtu si dhe në këto ditë që kaluam, karakteristike në orët e vona të mbrëmjes dhe në mëngjes do të jetë mjegulla e dendur përgjatë luginave të lumenjve dhe në bregdet.

Era, do të fryjë e lehtë e mesatare në bregdet nga juglindja e veriperëndimi.

Në vlerat termike, parashikohen rënie të lehta graduale, si në tabelë.