Transmetuar më 14-10-2019, 17:56

Edhe pa asnjë vlerë për sa i përket kualifikimit për në Euro 2020, Shqipëria do të luajë ndeshjen e radhës me Moldavinë, në fushën e kësaj të fundit.

Pas asaj ndeshjeje të humbur në mënyrë të pamerituar përballë Turqisë, kuqezinjtë do të kërkojnë sonte rikthmin te fitorja.

Pritet që traineri Reja të hedhë në fushë një formacion me shumë ndryshime, për të provuar çdo lojtar të grumbulluar.

Aktualisht, kombëtarja ndodhet në vendin e katërt me 9 pikë, e ndjekur nga Andora dhe Moldavia me vetëm 3 pikë. /k.k/noa.al/