Transmetuar më 14-10-2019, 18:19

Laçi ka përfituar nga kjo pauzë e kampionatit, për shkak të ndeshjeve të Kombëtares, për të ndryshuar trajnerin.

Sulejman Starova nuk do të jetë më trajner i Laçit.

Nën drejtimin e Starovës, në 8 takimet e para të këtij sezoni, Laçi ka grumbulluar vetëm 7 pikë. Bilanc tejet negativ, duke parë edhe objektivat e kurbinasve në këtë fillim-sezoni.

Në seancën e sotme stërvitore, ekipi i Laçit mësohet se ka dalë nën drejtimin e Armando Cungut.

Pritet zyrtarizimin, ndërsa shkodrani rikthehet të marrë drejtimin e bardhezinjve pas sezonit 2014-2015. Me trajnerin e njohur Armando Cungu në stol, Laçi fitoi Kupën e Shqipërisë, si dhe kaloi një raund kualifikues në UEFA Europa League, çka përbën edhe suksesin më të madh të këtij klubi në historinë e futbollit tonë./NOA.al/