Transmetuar më 14-10-2019, 19:30

Ndaj Moldavisë sot luhen kartat për vendin e tretë në grup.

Shqipëria me disfatën 1-0 ndaj Turqisë humbi praktikisht mundësinë për kualifikimin historik në Euro 2020.

Bëhet publik formacioni zyrtar, me të cilin trajneri Edy Reja kërkon fitoren sot në Moldavi.

Formacionet zyrtare:

Thomas Strakosha e nis titullar në portë, ndërsa në mbrojtje: Ismajli, Gjimshiti, Veseli dhe Dermaku.

Në mesfushë: Trashi, Gjasula, Keidi Bare dhe Abrashi. Në sulm: Sokol Cikalleshi dhe Rey Manaj

Skuadra e Moldavisë e nis me Koselev në portë, më pas janë Reabciuk, Mudrac, Posmac, Lonita, Cebotaru, Prepelita, Sovoroc, Anton, Sindorenco dhe Grauar.

Trajneri Reja ka vendosur që të kërkojë këtë sukses me një formacion ku ka bërë pak ndryshime në krahasim me ndeshjen e mëparshme kundër Turqisë.

Kështu, vendin e Lenjanit  do ta zërë Lorenc Trashi, lojtari i Partizanit, që debuton si kuqezi. Edhe në qendër të mesfushës ka lëvizje me Amir Abrashin i cili zë vendin e kapitenit Ledian Memushaj. Ndërsa në sulm, konfirmohet dyshja Çikalleshi-Manaj.

Sot, në orën 20:45, në Kishiniev të Moldavisë, skuadra e drejtuar nga Edy Reja do të luajë eliminatoren e radhës, në transfertën kundër skuadrës më të të dobët të Grupit H, Moldavisë, që për efekt golavarazhi është parakaluar edhe nga Andorra (me pikë të barabarta, secila nga 3).

Tifozët presin sot reagimin, pas humbjes zhgënjyese në Turqi, ku vetëm një shpërqendrim i portierit Strakosha mjaftoi për të pësuar një zhgënjim të madh, pas asaj performancë, në total, për t’u vlerësuar. Por Shqipëria me anë të Manaj pati mundësi më herët të kalonte në epërsi.

Me 9 pikë të grumbulluara, kuqezinjtë shpresojnë të kapin dhe të parakalojnë Islandën, deri janë fund të kualifikueseve. Kjo pasi Turqia aktualisht kryeson me 18 pikë dhe Franca e vendit të dytë, vështirë të besohet se mund të parakalohet nga Shqipëria, pavarësisht ndeshjes direkte mes tyre në Nëntor.

Para ndeshjes me Moldavinë, Reja e shprehu hapur dëshirën për të rinovuar kontratën me FSHF-në. Moldavia shihet si shansi i tij për të bindur presidentin Duka që t’i ofrojë 74-vjeçarit një kontratë të re.

Francë-Turqi, po në orën 20:45, është sfida e madhe e grupit të Shqipërisë, e cila mund të vendosë përfundimisht se cila nga këto dy skuadra do t’i përfundojë eliminatoret në vendin e parë. Të dy ekipet kanë grumbulluar nga 12 pikë me Turqinë që kryeson falë fitores 2-0 në sfidën direkte. Kjo do të thotë se me një barazim të mundshëm “Gjelat” mund ta humbin mundësinë për vendin e parë, ndaj parashikohet një sfidë zjarri në “Saint Denis”, ku “Gjelat” do të kërkojnë me çdo kusht suksesin.

Ndesha e tretë dhe e fundit e Grupit H luhet në Rejkjavik mes Islandës dhe Andorrës. /NOA.al