Transmetuar më 14-10-2019, 22:44

Shqipëria dhe Kosova i kanë mbyllur me fitore ndeshjet e tyre respektive, të vlefshme për kualifikueset e “Euro 2020”.

Në takimin përballë Moldavisë, Shqipëria ka fituar me rezultatin e thellë, 4-0.

Goli i parë u shënua nga Çikalleshi.

Goli i dytë për kuqezinjtë, u shënua nga Keidi Bare pas një gabimi nga porteri vendas.

Ndërkaq ka shënuar edhe Lorenc Trashi, duke vulosur rezultatin e pjesës së parë.

Goli i rezultatit përfundimtar, është shënuar në pjesën e dytë nga sulmuesi, Rei Manaj.

Nga ana tjetër Kosova e ka mbyllur me fitore përballë Malit të zi, me rezultatin 2-0 dhe po mban gjallë shpresat për një kualifikim.

Golat për Kosovën është shënuar nga Rrahmani dhe Muriqi.

Kosovës tashmë i kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të eliminatoreve, kundër Çekisë dhe Anglisë dhe ka 11 pikë, një më pak se Çekia./a.k/noa.al/