Transmetuar më 15-10-2019, 10:42

Ish-kryeministri Sali Berisha feston sot 75-vjetorin e lindjes. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, këtë paradite ai ka ndarë një mesazh mirënjohjeje, duke shprehur vlerësim dhe falenderime së pari për familjen, miqtë dhe gjithë bashkëpunetorët.

“Miq, sot 75 vjeç! E para që buron nga shpirti im këtë ditë është mirënjohja e pakufishme ndaj familjarëve të mi të dashur, miqve të ngushtë, shqiptar dhe të huaj, bashkëpuntorëve të çmuar për dashurinë, sakrificat, miqësinë dhe ndihmesën e tyre tejet të vyer që kanë dëshmuar ndaj meje në çdo kohë dhe çdo stinë dhe kanë bërë të mundur këto 75 vite të jetoj në realitetin e ëndrrave të mia më të guximshme.

Ndjehem pafundësisht i lumtur, i priviligjuar dhe i bekuar nga Zoti që pata dashurinë, miqësinë, mbështetjen e tyre!

Së fundi miq, këtë dekadë unë kam patur kënaqësinë dhe privilegjin e veçantë të udhëtojë në vjeshtën e jetës time. Falenderoj Zotin që me fuqinë dhe vullnetin e tij e ka bërë këtë vjeshtë të bukur si një pranverë të dytë për mua”, shkruan Berisha./b.l/noa.al/