Transmetuar më 15-10-2019, 12:29

Pak ditë më parë Valdrin Sahiti prezantoi koleksionin e tij të fustaneve Haute Couture. Pas sfilatës, stilisti ka bërë një festë, ku ka mbledhur gjithë miqtë e tij për të ndarë gëzimin.

Mikesha e tij e ngushtë, këngëtarja Elvana Gjata, e ka surprizuar Valdrinin në një mënyrë shumë të veçantë. Ajo ka sjellë në festë DJ e famshëm Mahmut Orhan, i cili është ndër të paktët artistë që Valdrini adhuron.

Stilisti i ka ndarë emocionet me anë të një dedikimi për Elvanën, që e ka postuar në Instagram, bashkë me disa momente të shkëputura nga festa.

“Pas sfilatës kisha organizuar një festë, me njerez të mitë të ngushtë, për të festuar jetën, kaq doja (dhe gëzohem pafund që kisha me kë dhe pse). Në jetë (edhe pse në shoëbiz) mësova që duhet të jemi falënderues ndaj të mirave që na sjellë Zoti (universi)… Kam mësuar plot gjëra, por mbi gjitha jam shumë krenar që kam mësuar të dua.

Elvana Gjata nuk ndalove kurrë së më vërtetuari se ia vlen të duash jetën e miqtë e tu. Ia vlen të jesh i mirë dhe të japësh dashuri çdo minutë. Për gjithë ata që nuk e dinë, Mahmut Orhan është DJ im i preferuar, pothuajse një ndër të paktët idhuj që kam… Ela [Elvana] e solli surprizë në festën time, por ajo nuk solli vetëm atë… solli kujtimet që krijuam pafund nën tingujt e këtij DJ, solli Londrën, Parisin, Stambollin, Los Angeles-in… Mbi gjitha më mbushi shpirtin me dashuri e respekt. Pafund falënderues për miqësinë tënde. Të don Drinki!”, shkruan ai./b.l/noa.al/