Transmetuar më 15-10-2019, 13:31

Humbën një nga dy binjakët gjatë lindjes, prindërit dorëzuan kallëzim në prokurori për mjekët.

Nga prokuroria ka nisur hetim për mjekim të pakujdesshëm.

Ata kanë edhe dy fëmijë më të rritur, të cilët kanë lindur në Belgjikë, dhe besojnë se binjakët nëse do të lindnin atje, do të ishin sot të dy në jetë.

Kimetja priste të sillte në jetë dy binjakë, por u kthye në shtëpi vetëm me vajzën.

Gjatë lindjes së fëmijës së dytë, mjekët nuk ja dolën mbanë t’ja vendosnin të gjallë në krahë të birin.

“Pashë dorën dhe ju kërkova mjekëve, ku është djali ata më thanë se ka lindur i lodhur, pastaj pyeta mjekun tjetër.. por kur dëgjova të bërtiturat e tim shoqi e kuptova”, tregon ajo.

“Nuk më duket normale të lindësh në Tiranë dhe të iki fëmija .. se e kuptoj po të kishte ndodhur në Tropoje apo gjetkë”, thotë i ati.

“Kur isha në Belgjikë më shtynë e më futën me pahir në spital më thanë filmoje fëmijën, pastaj 40 ditë na vinte doktoresha në shtëpi dhe unë mbaja një ditar sa hëngri, çfarë piu e sa peshonte”, tregon i ati.

Por përse mendon 39 vjeçari që mjekët janë treguar të pavëmendshëm.

“Pas operacionit më thirri doktori anash, e më thotë që djali jot ka këput kordoni. Po pse i thashë, si ka mundësi. Gjëra që ndodhin më tha. Ai i quante normale këto gjëra”, tha ai.

Zakonisht dosjet për hetimin e mjekëve janë të vështira për tu hetuar, pasi veprimet varen nga ekspertiza e mjekësisë ligjore. /NOA.al