Transmetuar më 15-10-2019, 17:40

Shumica e njerëzve konsumojnë një apo më shumë kafe në ditë, dhe të parën e pijnë në mëngjes.

Por asnjëherë nuk duhet ta pini pa konsumuar diçka më parë.

Të dhënat shkencore tregojnë se pirja e një filxhani kafeje me stomak bosh i shkakton organizmit një dëm të konsiderueshëm.

Kur stomaku është bosh, kafeja çliron acid hidroklorik që rrugëton në të gjithë sistemin tretës.

Ky acid është i papranueshëm dhe agresiv për stomakun. Kafeja është e rëndë për stomakun dhe shkakton vështirësi në tretje.

Ekspertët thonë se periudha më e mirë për të pirë kafenë është rreth një orë pas zgjimit. Gjatë kësaj kohe, ju duhet të konsumoni ushqim, dhe më pas kafenë. /k.k/noa.al/