Transmetuar më 16-10-2019, 14:04

Policia e Düsseldorf ka tërhequr nga qarkullimi makinën tip “BMW X5” e reperit Stresi nga qarkullimi.

Këngëtari një pjesë të videoklipit e xhiroi në Gjermani, ku hasi edhe probleme me makinën.

Ata ia bllokuan makinën, pasi ajo prishte rendin publik, pasi ishte vendosur keq në mes të rrugës dhe kishte shkaktuar trafik.

Gazeta gjermane BILD tha se arsyeja ishte ngjyra e artë, e cila mund të shkaktonte “efekt verbues” në trafik.

Gazeta e njohur gjermane i dedikoi një artikull reperit Stresi, i cili përdori këtë makinë në klipin e tij “Nuk o vec gang”.

Gazeta shkruan se BMW X5 ngjyrë floriri, mund të arrijë nga 0 në 100 km në vetëm 3,8 sekonda. Ndër të tjera shton se është një makinë luksoze, me 700 kuaj fuqi dhe ka çmim marramendës.

Stresi ka falënderuar gazetën gjermane, për raportimin lidhur me makinën që ai pati në përdorim./NOA.al