Transmetuar më 16-10-2019, 14:41

Funerali për të përcjellë për në banesën e fundit, pas vdekjes tragjike të 17-vjeçarit shqiptar, do të mbahet sot në Nju Jork.

Familja e tij, të afërmit dhe shqiptarë të tjerë të tronditur nga ngjarja, por edhe shokët e shkollës ku ai studionte, nën vajtim dhe hidhërim të thellë do të përcjellin sot për në banesën e fundit adoleshentin që u largua papritur nga jeta, në lule të rinisë.

Altini la dy prindërit, një motër dhe dy vëllezërit. Vetëm pak kohë më parë, në një foto familjare ata dukeshin një familje e lumtur gjatë diplomimit të djalit të madh, Andit.

Shqiptari vdiq të dielën pas një aksidenti, në Rockland County.

Altin Nezaj u vra kur makina ku ai po udhëtonte u përplas me një makinë tjetër dhe më pas ra në një mbikalim, duke shpërthyer në flakë, në shinat e trenit.

Pesëmbëdhjetë vjeçarja Saniha Cekic, nga Brooklyn, gjithashtu vdiq në aksident. Funerali i saj u zhvillua ditën e djeshme.

Kushërira e vajzës që mbeti i vdekur 17-vjeçarja, Aisha Radoncic, e cila ishte në timonin e makinës, dhe mbeti e plagosur rëndë, por është në gjendje kritike për jetën.

Nezaj dhe Radonçiç ishin shokë klase në shkollën e mesme Pearl River, në vitin e dytë të gjimnazit.

"Ne do ta kujtojmë gjithmonë Altin Nezaj si një student dhe sportist të talentuar," tha drejtori i shkollës Marco Pochintesta.

Nezaj luante për ekipin e futbollit amerikan të shkollës.

Shokët e shkollës dhe të tjerë pritet të merrnin pjesë në funeral me shirita me emrin dhe numrin e fanellës së tij.

"Ai bëri gjithçka për t’i ndihmuar të gjithë. Ai ishte i qeshur. Thjesht një djalë i shkëlqyeshëm, ”tha shoku tjetër i klasës së tij, Terence Mulvey. /NOA.al