Transmetuar më 16-10-2019, 15:35

Aktori i njohur i humorit, Julian Deda, ka ironizuar sot vizitën e kryeministrit Edi Rama, në Bruksel, ku pritet  të diskutojë me zyrtarë të lartë të vendeve të BE-së mbi mundësinë e çeljes së negociatave për Shqipërinë.

Edhe pse është i njohur për bindjet e tij politike, madje i angazhuar në strukturat e Partisë Demokratike, Julian Deda, megjithatë shpesh mesazhet e tij i shoqëron me nota humori e sarkazme, siç edhe përshkruan kryeministrin në rastin e fundit.

Mesazhi i plotë i Julian Dedës:

Lajmi i fundit/ Autoritetet belge bëjnë me dije, se poshtë zyrave të BE-së në Bruksel është parë një burrë rreth të 55-ave, me pantallona treçerekshe të  gjera, me çorape të kuqe, me atlete të bardha dhe me mjekërr të pakuruar, i gjatë dhe me thonj të pisët duke bërtitur me të madhe "na i hapni negociatat, ju rujt Zoti dashnoret".

"Nëse dikush e njeh të kontaktojë policinë belge dhe të shkojë ta marrë dhe ta çojë në shtëpi se lemerisi Europën. Faleminderit."/NOA.al