Transmetuar më 16-10-2019, 18:01

Ky është vendi në të cilin pasditen e sotme u aksidentua për vdekje një 18-vjeçar.

Ngjarja ndodhi në bypass-in e Fierit, në Pojan, ndërsa viktima është identifikuar si Mateo Koza, 18-vjeç, punëtor rruge.

Ai u përplas nga një rrul që përdoret për të niveluar asfaltin në rrugë, dhe që drejtohej nga 41-vjeçari Klodian Ndone.

Adoleshenti nga përplasja ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Po punohet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti tragjik. /k.k/noa.al/