Transmetuar më 16-10-2019, 22:59

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur për kryeministrin Edi Rama, duke kujtuar fushatën elektorale që ka bërë me të.

Ajo shprehet se Rama është i mirë për kafe muhabet.

“Rama është i mirë për kafe muhabet”, tha Kryemadhi, teksa shtoi se kryeministri nuk e njeh dorëheqjen.

“Unë e njoh zotin Rama shumë mirë, kam bërë disa fushata elektorale me të.

Ai është shok shumë i mirë për të bërë muhabet tavoline. Pra institucionin e dorëheqjes e kishim përballë një njeriu që nuk e njeh. Dashje pa dashje strategjia e tij arriti aty ku kishte për të arritur dhe e çmontoi këtë vend.

Në vend dhe me ndihmën tonë, me ndihmën infantile tonën. Sot po plaket shoqëria po venitet, arriti misionin që nuk bënë në shekuj për Shqipërinë.”- tha Kryemadhi në një intervistë në Fax News.