Transmetuar më 16-10-2019, 23:05

Pas skepticizmit të Francës për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka reagur edhe kryeministri Rama me anë të një postimi në Facebook të cilin e ka cilësuar si thënien e ditës.

Mesa duket Rama i është referuar faktit që Franca mendon që më parë duhet një reformim i BE dhe më pas zgjerim me vende të reja si Shqipëria, Maqedonia e Veriut e kështu me rradhë.

Nisur nga kjo, kryeministri Rama me anë të shprehjes së Octavio Paz i ka dhënë kështu përgjigje gjithë skeptikëve të cilët duke mos hapur dyert për ne dhe Maqedoninë për negociatat mesa duket po e bëjnë BE më të dobët dhe të plogësht.

Thënia dhe posti i Ramës:

E vetmja gjë që e bashkon sot Europën është plogështia e saj përballë fatit!