Transmetuar më 17-10-2019, 10:10

Ambasada amerikane në Tiranë vazhdimisht nxjerr informacione në lidhje lotarinë. Këtë herë ajo ka një tjetër këshillë për aplikantët.

Në një postim të bërë së fundmi në rrjetin e saj social Facebook, ambasada i bën thirrje të gjithë aplikuesve që të mos paguajnë për të aplikuar, pasi regjistrimi është falas.

"Ju nuk keni nevojë të paguani dikë që t’ju kryejë regjistrimin për lotarinë. Bëhuni eksperti i vetes tuaj këtë vit duke parë videon ilustruese këtu https://bit.ly/311To7J #PyetAnen", shkruan faqja zyrtare e ambasadës në Facebook./b.l/noa.al/