Transmetuar më 17-10-2019, 10:25

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare ka fituar çmimin Ndërkombëtar të Letërsisë Neustadt, që njihet edhe si Nobeli Amerikan. Ky është një çmim 50,000 dollarë amerikanë që i jepet çdo dy vjet një poeti, romancieri ose dramaturgu

Finalistët për këtë çmim ishin Emmanuel Carrere (Francë), Jorie Graham (Shtetet e Bashkuara), Jessica Hagedorn (Filipine / Shtetet e Bashkuara), Eduardo Halfón (Guatemala), Ismail Kadare (Shqipëri), Sahar Khalifeh (Palestinë), Abdellatif Laabi (Marok), Lee Maracle (Kanada) dhe Hoa Nguyen (Vietnam / Shtetet e Bashkuara).

Ismail Kadare është një nga zërat më të rëndësishëm në letërsinë botërore sot. Puna e  Kadaresë është një testament monumental për vëzhgimin e tij se si "shkrimtari është armiku natyror i diktaturës". Romanet e tij janë përkthyer në dyzet e pesë gjuhë.

Neustadt është çmimi i parë ndërkombëtar letrar, që origjinën e ka në Shtetet e Bashkuara dhe jepet që nga viti 2003. Përpos që është krahasuar me “Nobel”-in për letërsi,  duke u quajtur “Nobeli Amerikan” disa nga emrat që janë vlerësuar me këtë çmim janë, Gabriel Garcia Marquez, Octavio Paz, Giuseppe Ungaretti etj.

Puna dhe vepra e gjeniut të letrave shqiptare, Ismail Kadare, ka bërë jehonë në shumë vende të botës dhe natyrisht ai vijon të mbetet një ndër “xhevahirët” e rrallë të letersisë shqiptare./b.l/noa.al/