Transmetuar më 17-10-2019, 11:26

Katër shqiptarë dhe një grek kanë rënë në prangat e policisë pas goditjes së një grupi që trafikonte marijuanë nga Shqipëria drejt Greqisë.

Sipas mediave greke të arrestuarit të cilët u kapën në Selanik janë të moshave nga 19-49 vjeç. Mes shqiptarëve të arrestuar është edhe kreu i bandës, shqiptari 41-vjeçar. Ndërsa vijon të mbetet në kërkim një tjetër anëtar i kësaj bande.

Në cilësinë e provës materiale nga policia helene u sekuestruan 9 kilogramë e 145 gramë marijuanë; 6 kilogramë e 306 gramë heroine; 94 gramë kokainë; 2 kilogramë e 180 gramë përzierës; një pistoletë me krehër me 7 fishekë; 5 fishekë të tjerë; një peshore për lëndën narkotike si dhe disa celularë.

Të dyshuarve iu gjetën edhe 4500 euro, të cilat dyshohet se janë fryt i aktivitetit të jashtëligjshëm.Operacioni është kryer  në Selanik, ndërsa priten detaje të reja prej tij në orët në vijim./b.l/noa.al/