Transmetuar më 17-10-2019, 13:27

Ditën e sotme zhvillohet seanca gjyqësore për Marsida Qatjan,  në banesën e së cilës u vra Dritan Haxholli dhe u plagos efektivi i policisë së burgut Bledar Toçi.

Prokuroria ka kërkuar "detyrim paraqitje" për Marsida Qatjan, duke u hetuar për përshtatjen e ambienteve për konsumim droge.

Prokuroria ka pasur informacione që Marsida Qatja do të udhëtonte jashtë vendit, lidhur dhe me faktin se bashkëshorti i saj po vuan dënimin në Gjermani, ndaj dhe ka marrë masë sigurie, duke i sekuestruar pasaportën.

Vrasja në Kavajë shënua pak pas mesnatës së të mërkurës në lagjen nr 2 të qytetit në banesën e Marsida Qatjas.

Kjo e fundit është nënë e 3 fëmijëve, dy prej të cilëve jetonin me burrin e parë dhe një vajzë 2 vjeçare e mbante në banesë pasi e kishte lindur me burrin e dytë. Gjyshi i saj tha se mbesa nuk i kishte shprehur ndonjë shqetësim apo t’i kishte kërkuar ndihmë./b.l/noa.al/