Transmetuar më 17-10-2019, 13:34

Identifikohet shqiptari, i cili humbi pak ditë më parë jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në Itali.

Makina e tërhoqi zvarrë në asfalt për disa metra shqiptarin dhe pavarësisht ndihmës së dhënë nga bluzat e bardha, ai nuk mundi dot të mbijetonte.

Viktima është Asqeri Bani, 56-vjeç, i cili u përplas nga makina në zonën e Santa Fara më 11 tetor, teksa ishte duke kapërcyer rrugën.

Asqeri Bani prej disa ditësh ishte parë duke ecur rrugëve pa ushqim dhe ujë, në gjendje të turbullt, ndërsa vetëm pak ditë kishte që kishte hyrë në Itali. Ai kishte ngritur edhe një çadër në buzë të rrugës, ndërkohë po hetohet nëse shqiptari i ka dalë qëllimisht makinës para për t’u vetë vrarë apo ka qenë një aksident automobilistik. /NOA.al