Transmetuar më 17-10-2019, 14:45

Kryeministri Edi Rama ka paditur për shpifje aktivisten e Shoqërisë Civile për të Drejtat e Njeriut, Sevim Arbana, duke kërkuar dëmshpërblim 10 milion lekë të reja.

Ajo ishte shprehur në fillim të këtij viti në një emision se kryeministri Edi Rama ka pickuar një ministre të kabinetit të tij gjatë një aktiviteti.

Edhe pse pjesë e lobimit të fuqishëm për mbrojtjen e barazinë gjinore, Sevim Arbana u procedua dy vjet më parë nga Policia e Tiranës, pas një sherri dhe përplasjeve fizike në zyrë me kolegen e saj, Manjola Doko Stefani

Lidhur me padinë e fundit, Sevim Arbana, deklaratën e bëri nga emisioni “A Show”, ndërsa po diskutohej për momentet më pikante politike gjatë asaj kohe.

Ajo shtoi se e kishte parë të gjithë skenën me sytë e saj.

Më tej moderator i emisionit, Adi Krasta, e pyeti nëse ishte thjesht një pickim apo diçka më tepër.

Pjesë nga biseda:

Arbana: Unë kam parë skena që ia ka futur edhe me të pickuar një ministreje grua

Krasta: Ti e ke parë nga televizori apo e ke parë skenën?

Arbana: Jo, live

Krasta: Dhe je e bindur që është një pickim dhe nuk është një…kështu gjest

Arbana: Jo ishte pickim dhune, dhune, seç i shpëtoi asaj dhe tëk…tek Sheratoni ka qënë, qershor 2013

Krasta: E mblodhi ajo zonja mendjen?

Arbana: Asaj i dolën dy lot, kështu i ranë dhe e mblodhi veten pastaj se ishin një javë para zgjedhjeve

Por kjo nuk është hera e parë që ajo përballet me akuza.