Transmetuar më 17-10-2019, 16:27

Policia spanjolle shkatërroi bandën e hajdutëve që grabiste banesat e yjeve të Real dhe Altetico Madrid, në Spanjë.

Garda Civile ka arrestuar katër persona deri tani për disa nga grabitjet e fundit të shtëpive të futbollistëve të Real Madrid dhe Atlético Madrid.

Grabitjen u shtuan gjatë muajve të fundit në Madrid dhe Boadilla del Monte.

Operacioni është zhvilluar nga agjentë të UCO-së dhe Komandës së Gardës Civile të Madridit. Të Mërkurën gjatë natës tre shtëpi u grabitën në Madrid dhe një në një komunë në Toledo.

Ndër shtëpitë e grabitura nga kjo organizatë, e udhëhequr nga shqiptari me iniciale M.Z, ishin ato të trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane, si dhe lojtarit të kësaj skuadre Isco Alarcón.

Mediat spanjolle raportojnë se edhe dy të tjerë janë shqiptarë, dhe i katërti i arrestuar është shtetas spanjoll, i cili dyshohet se gjente adresat e shtëpive të lojtarëve dhe u jepte shqiptarëve detaje e hollësi para se të kryheshin grabitjet.

Nga kontrolli në banesat e hajdutëve u gjet edhe medalja e Champions League, që ishte vjedhur në shtëpinë e lojtarit të Atletico të Madridit, Thomas Party.

Policia tha se gjeti edhe shuma të mëdha parash si dhe bizhuteri dhe sende me vlere, që ishin vjedhur në banesat e lojtarëve dhe trajnerit francez të Realit.

Pas grabitjeve të shumta, Real Madrid kishte punësuar siguri private në shtëpinë e lojtarëve, të cilët banojnë kryesisht në veri të kryeqytetit spanjoll.

Tre 3 shtetas shqiptarë dhe një spanjoll besohet se kanë rënë në pranga deri tani, pas operacionit, ndërsa emrat e dy shqiptarëve të tjerë nuk bëhen publik për arsye hetimi, pasi dyshohet se grupi është edhe më i madh dhe hetimet vijojnë.

Autorët akuzohen për të paktën 20 krime të tilla që kanë ndodhur në Asturias, Castilla y León dhe zona të tjera. Ata i grabisnin shtëpitë e lojtarëve, duke përfituar nga periudha kur ata shkonin për ndeshje apo stërvitje./NOA.al