Transmetuar më 17-10-2019, 18:03

Në prag të vendimit për hapjen ose jo të bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, ka kërkuar nga Unioni që të mbajë premtimin.

Ai tha pas takimit me krerët e BE-së, se nëse dy vendet i kanë plotësuar kushtet, duhet të hapet kapitulli i ri.

"Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut iu kërkua të bënin sakrificva me reformat. Nëse detyrat u kryen atëherë edhe BE duhet të mbajë premtimin", tha Sassoli.

Presidenti i Parlamentit Europian tha se ka disa qëndrime për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. /k.k/noa.al/