Transmetuar më 17-10-2019, 19:40

Autoritetet italianë kanë prangosur një vajzë shqiptare nën akuzën e shitjes së lëndëve narkotike.

Pas hetimeve, u zbulua se 23-vjeçarja e kryente këtë aktivitet në ambientet e apartamentit të vet, në Piemonte.

Po ashtu u vërtetua se ajo u jepte klientëve drogë të llojit kokainë.

Fillimisht policia kapi një çift që sapo kishte blerë kokainën dhe më pas karabinierët hynë në banesën e shqiptares.

Mësohet se si provë materiale u gjetën 30 gram kokainë, peshore elektronike dhe materiale për paketimin e dozave. /k.k/noa.al/