Transmetuar më 17-10-2019, 21:50

Një 20-vjeçare nga Britania humbi jetën në një aksident rrugor në fillim të këtij viti.

Së fundmi është zbuluar shkaku i aksidentit të Natalie Haywood.

Bëhet e ditur se ajo u shpërqendrua nga një zog fazan dhe u përplas me një pemë. Edhe pse u dërgua në spital, për fat të keq nuk arriti të mbijetojë.

"Shkaku i vdekjes ishin lëndimet e shumta. Ajo ishte duke udhëtuar për në jug lindje në atë kohë.

Mundësitë më të mëdha janë që një fazan ose kafshë tjetër i humbën përqëndrim”, tha hetuesi Mark Brown. /k.k/noa.al/