Transmetuar më 17-10-2019, 22:12

Futbollisti senegalez, Sadio Mane, është një nga yjet e futbollit botëror në qarkullim.

Jeta e tij në fëmijëri ka qenë shumë e vështirë përpara se të mbërrinte në nivelet e sotme.

Në vitin 2011, Sadio Mane mbërriti nga një fshat i Senegalit në Francë për të luajtur me ekipin e Metz.

Familja nuk e dinte ç’po ndodhte me të dhe ai donte t’i dërgonte nënës së tij një fotografi të tijën. Sane nuk kishte një aparat fotografik, madje as para.

Ai i kërkoi një gazetari t’i bënte një fotografi.

Gazetari i kërkoi atij adresën e tij të postës elektronike për t’ia dërguar fotografinë, por Sadio nuk kishte një adresë të tillë.

Në fund, ai e pyeti gazetarin: "Kjo fotografi është falas, apo jo?"

Sot ky djalë është yll te Livepooli dhe një nga sulmuesit më të mirë në botë.

Anësori i reds-ave sezonin e kaluar bëri ëndrrën realitet, duke fituar Ligën e Kampionëve.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Mane ka zbuluar se nuk është si futbollistët tjerë, që me paratë që fitojnë, zgjedhin luksin para shumë e shumë gjërave tjera.

“Pse duhet të kem 10 vetura Ferrari, 10 ora dore të shtrenjta dhe dy avionë privatë? Çfarë do të bëjnë këto objekte për mua dhe botën?! E di se çfarë do të thotë uri, kam punuar në fusha, kam kaluar luftën, kam luajtur zbathur dhe në shkollë nuk shkoja dot sepse nuk kisha para as për gjërat më bazike! Sot, me atë që fitoj, ndihmoj njerëzit e mi, popullin tim, aq sa mundem!”, deklaroi Mane.

“Kam ndërtuar shkolla, spitale por edhe një stadium, që të mos luajnë në rrugë. Shpërndaj rroba, këpucë dhe ushqim. Preferoj që populli im të gëzojë pak nga ato gjëra që jeta më ka dhënë”, shtoi ai mes tjerash./a.k/noa.al/