Transmetuar më 18-10-2019, 08:58

Ky është momenti i adhurueshëm kur një djalë dy vjeçar zemërohet keq kur nëna e tij nxiton të ikë në punë dhe harron ta puthë.

Vogëlushi i zemëruar me emrin Alexander, nga Jacksonville, Florida, sapo kishte përfunduar një praktikë futbolli, kur nëna e tij Diana Simos hapi derën dhe iku me nxitim duke harruar t’i jepte puthjen e largimit.

Atëherë babai i Aleksandrit, Christos, mori në telefon pamjet kur i vogli ankohet keq për sjelljen e nënës.

Në videon e shkurtër Aleksandri shihet duke i shpjeguar me inat babait dhe duke kritikuar sjelljen e së ëmës./b.l/noa.al/