Transmetuar më 18-10-2019, 09:10

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është shprehur pro hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndërsa kushti i Mitsotakis është që dy vendet të plotësojnë marrëveshjet ndërkombëtare duke shtuar se duhet të angazhohen në sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

“Greqia është një shtyllë e stabilitetit në Ballkan dhe mbështet rrugën e fqinjëve tanë veriorë për t’u anëtarësuar në BE, me kusht që ata të respektojnë plotësisht marrëveshjet ndërkombëtare që ata kanë nënshkruar, janë të angazhuar për sundimin e ligjit dhe respektojnë të drejtat e njeriut. (f. referencë për pakicën shqiptare në Shqipëri), shkruan sot Protothema.

Kjo deklaratë vjen  për shkak se Athina dëshiron të parandalojë atë që e quan një “lojë të mundshme” nga Shkupi inegociatat

cili mund të fajësojë sipas Greqisë vendimin e evropianëve dhe kjo thone ata do të ndërlikojë zbatimin e marrëveshjes për Maqedoninë veriore.

Ndërkohë Franca ka vendosur veton. Edhe pse liderët e Bashkimit Evropian kanë zhvilluar një debat të gjatë deri në orët e para të mëngjesit të së premtes, nuk arritën në një marrëveshje.

Presidenti Emmanuel Macron kundërshtoi me forcë hapjen e negociatave për dy vendet e Ballkanit Perëndimor. Përfundimisht ai mbizotëroi ndaj liderëve të tjerë, përfshirë edhe Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe Kancelaren gjermane, Angela Merkel, të cilët ishin në favor./b.l/noa.al/