Transmetuar më 18-10-2019, 10:27

Policia e Elbasanit ka proceduar penalisht ish-kryetarin e komunës, 52-vjeçarin me iniciale A. Ç., ish-drejtorin e ZRPP Peqin, S. D., 65 vjeç dhe J. D., 64 ish-topograf në ZRPP Peqin.

Blutë e Elbasanit bëjnë me dije se ish-kryetari i komunës Kodovjat është proceduar penalisht pasi gjatë vitit 2013 ky shtetas duke shpërdoruar detyrën ka falsifikuar dokumentet e pronësisë të një trualli.

Ndërsa, ish-drejtor në ZRPP Peqin dhe ish-topograf në ZRPP Peqin, gjatë vitit 2009, në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke shpërdoruar detyrën kanë falsifikuar dokumentet e pronësisë të një trualli.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Shpërdorimi i detyrës"./b.l/noa.al/