Transmetuar më 18-10-2019, 13:26
Gjykata e Apelit ka liruar nga burgu kreun e Kadastrës Durrës, Liridon Pula. Në përfundim të seancës, trupa gjykuese ka vendosur masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për Pulën.
Kreu i Kadastrës Durrës u arrestua pas akuzave të ngritura nga prokurori Arjan Ndoja për shpërdorim detyre.
Zv/kryeministri Erion Braçe tha pak ditë me parë se prokurori i çështjes Arjan Ndoj dhe gjyqtarja po i bëjnë presion psikologjik një zyrtari të shtetit dhe kujtoi se prokurorë dhe gjyqtarë të tillë që nuk kanë kaluar vetingun nuk duhet të ekzistojnë në institucionet shqiptare./b.l/noa.al/