Transmetuar më 18-10-2019, 13:35

Komiteti i Garave në Federatën Spanjolle të Futbollit vendosi që ndeshja Barcelona-Real Madrid, e programuar për t’u luajtur më 26 Tetor, në orën 13:00, të shtyhet.

Ky vendim ka ardhur pas situatës së dhunshme që po jeton Katalonja këtë periudhë, kryeqendra e Barcelonës, pas protestave të shumta.

Dy klubeve u është kërkuar që të arrijnë një marrëveshje deri në orën 10:00 të ditës së hënë për një datë të re.

U hodh poshtë opsioni i propozuar nga La Liga për ta luajtur El Clasicon të shtunën, më 7 dhjetor. Kjo nënkuptonte lëvizjen e disa ndeshjeve të ekipeve që nuk kanë asnjë lidhje me gjithçka që po ndodh.

Në këtë mënyrë, Real Madrid do të shkojë në “Camp Nou” për El Clasicon pasi të ketë luajtur kundër Valencias në “Bernabeu” dhe para transfertës me Bilbaon.

Skuadra e Barçës, ndërkohë para El Clasicos do të luajë në “San Sebastian” me Real Socedadin dhe më pas do të presë Alavés.

Me këtë vendim, të dy klubet po përpiqen të minimizojnë dëmet për shkak të kalendarit të ngjeshur.

Është detyrim që çdo ndeshje e shtyrë e fazës së parë duhet të luhet para fillimit të raundit të dytë (17 janar). Përveç problemit të tifozëve që kishin rezervuar biletën dhe udhëtimin për në Barcelonë, dëmi tjetër i madh vjen nga audienca televizive, pasi një ndeshje e luajtur të mërkurën në mbrëmje nuk do të ketë të njëjtën audiencë si në fundjavë.  /NOA.al/