Transmetuar më 18-10-2019, 14:08

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh nga Dropulli se vendimi i Holandës për qëndrimin kundër hapjes së negociatave është politik, por shtoi se qëndrimi i Francës dhe Holandës nuk mund të eklipsojë 26 vendet e tjera.

"Vendimi  Holandës është politik. 26 vende anëtare e mbështesin pa kushte. Qëndrimi i dy vendeve nuk eklipson 26 vendet e tjera. Nuk kemi një përgjigje negative që po tentohet të bllokohet në dy vende. Nuk është për shkak të Shqipërisë apo Maqedonisë së Veriut, por i duhet atyre kohë.

Ne shpresojmë që Komuniteti i Dropullit të dijë të bëjë zgjedhjet e duhura. Vlerësojmë marrëdhëniet e mira mes shqiptarëve dhe grekëve. Do ketë masa të shtuara nëse do ketë nevojë për masa të shtuara", u shpreh Lleshaj./b.l/noa.al/