Transmetuar më 22-10-2019, 22:46

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur këtë mbrëmje rreth orës 19:00, në lagjen e Spitalit në Prishtinë.

Mësohet se në aksident janë përfshirë 2 automjete.

Si pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Lajmi është konfirmuar për mediat vendase edhe nga Policia, e cila ka nisur punën për dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit./a.k/noa.al/