Transmetuar më 24-10-2019, 18:16

Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, gjithmonë ka krijuar debate dhe polemika pas shpalljes së fituesit. Shumë nga artistët kanë mbetur të zhgënjyer dhe shumë ndjekës të festivalit mbesin të habitur kur dëgjojnë emrin e fituesit.

Nuk janë të paktë këngëtarët që kanë hedhur akuza drejt jurisë së festivalit se janë ata që e përcaktojnë fituesin, i cili na përfaqeson në Eurovision.

Një denoncim ka mbërritur edhe në redaksinë e JOQ ALBANIA, jo nga një konkurrent i festivalit, por nga një njeri i brendshëm në RTSH. Një gazetar i vjetër i RTSH-së ka kontaktuar me redaksinë tonë ku shprehet se fituesi i festivalit të këngës është shpallur pa filluar ende.

Gazetari tregon se ai dhe disa persona të tjerë që janë pjesë e festivalit kanë listën e saktë të fitueseve dhe renditjen përfundimtareve të artistëve që do këndojnë. Sipas listës të dërguar nga ai në festivalin e ardhshëm, artistja që do të na përfaqësojë në Eurovision është Elvana Gjata, ndërsa në vendin e dytë renditet Era Rusi dhe në të tretin Arilena Ara.

Gazetari gjithashtu ka dërguar edhe një listë të shkruar me shkrim dore e gjetur në sirtarët e studios të RTSH-së i cilësuar si "MOS E HAP", ku shkruhet po e njëjta radhitje e artistëve, pra nga fituesi dhe deri tek vendi i fundit.

Ai ka thënë gjithashtu se në RTSH të gjithë e dinë listën përfundimtare të artistëve por askush nuk e tregon, pasi nuk duan të rrezikojnë vendin e punës. Edhe vetë gazetari preferon të mbetet anonim, pasi nuk dëshiron që të mbetet pa rrogë muajin e nëntorit.

Ai denoncon:

Pershëndetje JOQ. Jam një gazetar prej vitesh në RTSH dhe mendoj që një ndër mediat e vetme të lira ku mund të flasim e të na dëgjojnë, jeni ju. Po ju shkruaj në lidhje me festivalin e RTSH që do zhvillohet sëshpejti në fundvit dhe para se të fillojë festivali, unë dmth disa njerëz brenda RTSH kanë listën e saktë të fitueseve dhe renditjen përfundimtareve të artistëve që do këndojnë. A vemë një bast dhe nuk dua asgjë si këmbim, vetëm vërtetësinë se degradimi i Shqipërisë vijon edhe në aspektin mediatik.. të lutem anonim se dua ta marr dhe rrogën e nëntorit se më pas kam ndërmend të iki vetë… Lista e artistëve sesi do ndahen. Pra fillimisht i urojmë fitoren Elvanës, e vijojmë renditjen më poshtë..

Elvana Gjata

Era Rusi

Arlilena Ara

Olta Boka

Ëendi Mancaku

Bojken Lako

Tiri Gjoci

Alberie Hadergjonaj

Valon Shehu

Kamela Islamaj

Eli Fara & Stresi

Kastro Zizo

Kanita Suma

Gena

Robert Berisha

Genti Deda

Renis Gjoka

Sara Bajraktari

Genci Tukiqi

Aldo Bardhi

Aurora Kapo

Nita Latifi

Arjeta Palushaj

Devis Xherahu

Algert Salaj

Në gjithë departamentin e RTSH dihet me siguri, por askush nuk e ka nxjerrë si lajm, se kanë frikë se rrezikojnë vendin e punës, ndaj të lutem të më ruani anonimatin.

Kam edhe disa prova (fakte) një listë e shkruar dorazi nga disa "kryetarë" për ndarjen e hesapit të festivalit

Ky ështe zarfi i gjetur në një nga zyrat në sirtaret e "artë". Brenda fshihet dhe rankimi i listës sesi janë ndarë vendet fituese të festivalit të RTSH. Skandal për televizionin që paguajnë të gjithë. Ju lutem anonim pasi sicc ju thashë, kam nevojë dhe për rrogën e Nëntorit.