Transmetuar më 27-10-2019, 15:36

Nuk ka asnjë dyshim që fundi i lëkurës është një prej veshjeve më të mira dhe më komode të stinës së vjeshtës, është seksi dhe i shumëdëshiruar nga të gjitha vajzat. Por kombinimet me fundin mbeten një zgjedhje individuale.

Gjëa më e mirë e fundit të lëkurës është se ai mund të vishet në çdo sezon. Sigurisht, stilin mund ta krijosh vetë, ama varet edhe se si e krijon atë me kombinimet. Mëso disa kombinime ideale të fundit të lëkurës.

Pulovër + fund lëkure

Është kombinimi më i thjeshtë që mund të mendosh sa hap e mbyll sytë në vjeshtë. Një pulovër oversize edhe fund lëkure. Kombinimi është shumë i thjeshtë dhe një përdorim ideal për përditshmërinë.

T – Shirt + fund lëkure

Një kombinim tjetër për t’u provuar me fund lëkure është ai me një bluzë fare të thjeshtë. Edhe këtu nuk ka shumë rëndësi se cila është zgjedhja e bluzës, mjafton që të mos ngatërrohet me ngjyrat e fundit.

Pulovër prej leshi dhe fund lëkure

Nëse po kërkon një pamje më luksoze për ditët më të ftohta, provo këtë kombinim më luksoz. Një pulovër e leshtë dhe një fund lëkure të sigurojnë një pamje të mrekullueshme.

Në këto foto, keni edhe shumë kombinime të tjera me fund lëkure, të cilat, me siguri, do t’i praktikoni këtë sezon.