Transmetuar më 28-10-2019, 14:32

Jo, jo nuk e kemi fjalën për fitness, po si të gjesh atë që është ‘FIT’ për ty në komunikim.

Në cilin grup njerëzish e sheh veten? Tek ata që duan të kenë shumë alternativa dhe të zgjedhin një që ju përshtatet më shumë, apo tek njerëzit që s’mund të zgjedhin sepse i duan të gjitha?

Me paketën e re FIT të Telekom Albania, nuk ke nevojë të hysh në ‘lidhje serioze’ deri në fund të paketës, sepse mund t’i kesh të gjitha. Mjafton të aktivizosh paketën, që ka njësitë ‘universale’ dhe çdo njësi e përdor si të të duhet, kur të duhet. Mund t’i shpenzosh si të të nevojiten më shumë MB, SMS apo minuta.

Pra, nëse preferon të mos i përmbahesh më paketave standarte mujore me parapagesë, e vetmja zgjedhje që ke për të bërë është mes paketave FIT 4000 apo 7000 njësi. Përveç kësaj, vetëm me paketat FIT ke edhe 400 ose 700 SMS bonus, pra edhe më shumë mundësi të përdorësh njësitë universale sipas nevojës, duke të dhënë 10% më shumë njësi!

Nëse i konsumon njësitë përpara përfundimit të paketës, mund të shtosh 1000 njësi me FIT+. Që sërish i përdor si të duash!

Vizitoni çdo dyqan Telekom Albania për të mësuar më shumë dhe për t’i aktivizuar, ose hyni në aplikacionin MyTelekom dhe faqen web.

* Meqë ra fjala, edhe fit mund të bëhesh me Telekom, sepse programi FUNZONE të jep ulje në palestrat më të mira në Tiranë 🙂