Transmetuar më 30-10-2019, 08:32
Milazim Murati

Një shqiptar i Kosovës është plagosur nga policia serbe në rrethana të mistershme. Pasditen e kësaj të marte është plagosur Milazim Murati, nga zona e Gërbacit në Medvegjë.

I plagosuri i moshës 34-vjeçare është plagosur rëndë në malin që ndan Kosovën dhe Serbinë, ndërsa ishte i punësuar si roje mali.

Si pasojë e plagëve të marra Murati u dërgua drejt spitalit të Prishtinës me dëmtime të shumta.

Mësohet se i riu është plagosur nga policia lokale dhe jo nga xhandarmëria, në rrethana që mbeten për tu sqaruar.

Policia serbe nuk ka reaguar lidhur me rastin, teksa pritet që në vijim të mësohet se çfarë ka ndodhur. /a.y/noa.al