Transmetuar më 01-11-2019, 11:19

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe sot para shtatores së heroit Zahir Pajaziti në ditëlindjen e tij.

Para mediave, Haradinaj ka folur edhe për idenë e shkëmbimit të territoreve, ku ka përmendur përsëri përveç presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, edhe ambasadoren e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku.

“Plot zyrtarë të Kosovës që janë rreshtuar pro ndarjes në emër të shkëmbimit të territoreve kanë bërë gabim të madh, qoftë Vlora, presidenti Thaçi, kryeministri Rama dhe të tjerë”, ka thënë Haradinaj, raporton expres.

Mw tej ai shtoise, “Ky gabim nuk ua ndalon atyre që në situata të tjera t’i shërbejnë vendit. Nuk është e ndaluar. Kanë qenë pjesë e kampanjës për ndarje përmes shkëmbimit të territoreve, ajo [Çitaku], Thaçi, Rama, Vuçiç”. /b.l/noa.al/