Transmetuar më 06-11-2019, 13:05

Përmes një njoftimi shpërndarë mediave ARRSH njofton të gjithë pronarët e shpronësuar që preken nga projekti i Unazës së re të dorëzojnë dokumentet e kërkuara me qëllim tërheqjen e parave.

“Në kuadër të realizimit të projektit “Rehabilitimi i Segmentit Rrugor ‘Pallati me Shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja’”, njoftojmë të gjithë pronarët e pasurive pronë private, të cilët janë shpronësuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.231 Datë 17.04.2019, të dorëzojnë dokumetacionin për tërheqjen e vlerës për shpronësim, sipas dokumentacionit në vijim:

Çertifikatën e pasurisë (fotokopje të noterizuar), kartelën e pasurisë (të rifreskuar pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, Tiranë), hartën e pasurisë (të rifreskuar pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, Tiranë).

Numër llogarie (Iban), në emër të pronarit të pasurisë, ose prokurë të posaçme për personat e autorizuar për tërheqjen e vlerës, kopje të kartës së identitetit”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu bëhet me dije se dokumentacioni mund të dorëzohet pranë Autoritetit Rrugor Shqiptarë, ose nëpërmjet postës. Adresa: Rruga “Sami Frashëri”,nr.3, Tiranë, ++355 4 2223300”./b.l/noa.al/